Instagrami po përpiqet që ta bëjë aplikacionin të sigurtë dhe të këndshëm për të gjithë. Platforma e zotëruar nga Facebook lajmëroi shtimin e disa opsioneve të tjera për ta bërë më miqësore dhe të sigurtë aplikacionin, raporton TechSot.
Instagrami planifikon që të largojë të gjitha fotot dhe videot më përmbajte të ndjeshme nga kryefaqja juaj apo edhe nga profili i atij që i poston. Për më shumë aplikacioni ka shtuar edhe dy hapa verifikimi në mënyrë që llogaria të jetë më e mbrojtur.
Për të shtuar më tej sigurinë , Instagram ka shtuar edhe një faqe me informacione nga ku ju mund të mësoni si ta mbroni veten tuaj ndërkohë që shijoni postimet tuaja të preferuara.
Për sa i përket mënyrës sesi Instagrami ka ndërmend që të largojë përmbajtjen e dyshimtë , aplikacioni nuk ka sqaruar asgjë. Deri tani është lajmëruar se të gjitha postimet me përmbajtje dhune dhe të ndjeshme do të largohen.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...