Google ADS

Antonio Banderas flet pas sulmit në zemër

18:22 | 26 Mars 2017
Trina Galanxhi

Aktori spanjoll Antonio Banderas ka folur për herë të parë pas sulmit në zemër.

Banderas 56-vjeçar ka thënë për mediat spanjolle se ‘sulmin në zemër e kishte përjetuar gjatë muajit janar dhe se nuk është asgjë seriozë’, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka theksuar se i është nënshtruar një procedure trajtimi për hapjen e arterieve dhe ka shtuar se ‘asgjë nuk kishte aq dramatike sa është shkruar nëpër media’.

Vizita e tij në një ndër klinikat e zemrës në Zvicër, kishte dërguar në spekulime se ‘jeta e tij mund të ishte në rrezik’.

Ai këto komente i bëri para festivalit të filmit në qytetin e tij Malagas, në Spanjën jugore, ku u shpërblye me çmimin për arritje jetësore për karrieren e tij si aktor, producent dhe regjisor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme