Terroristi i sulmit ndaj “Westminster”-it në Londër ka vepruar i vetëm. Nuk ekziston asnjë informacion që të tregojë se janë parashikuar sulme të mëtejshme. Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarë të “Scotland Yard”.
Masood vrau 3 persona dhe plagosi rreth 50 të tjerë kur drejtoi automjetin drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve në urën “Westminster” ditën e mërkurë, përpara se të përplasej me gardhin e Parlamentit britanik dhe të qëllonte për vdekje një oficer policie. E gjitha kjo për 82 sekonda, derisa u qëllua për vdekje nga policia.
Forcat e rendit thonë se me shumë mundësi “ne nuk do ta kuptojmë kurrë se përse e bëri këtë veprim”. Familja e oficerit të vrarë, Keith Palmertha se trimëria e tij duhet të kujtohet gjatë. Deputeti Tobias Ellwodd, i cili ishte mes atyre që u përpoqën ta shpëtonin Palmerin, tha se ndihej i pikëlluar që përpjekjet e tij nuk mundën të ishin të suksesshme.
Zv.ndihmëskomisioneri i Policisë, Neil Basu është shprehur se “ende besojnë se Masood ka vepruar i vetëm gjatë së mërkurës dhe se nuk ka informacione, apo raportime nga shërbimet sekrete, që të tregojnë se janë planifikuar edhe sulme të tjera shoqëruese”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...