Ja cilët mund të jenë shkaktarët e ciklit menstrual të çrregullt

07:45 | 26 Mars 2017
Arbresh.info

Pothuajse të gjitha gratë kanë herë pas here probleme me ciklin menstrual. Mund të kenë cikël të çrregullt, shumë gjakderdhje ose më pak se normalisht, të gjitha këto janë probleme me ciklin menstrual me të cilat përballen femrat.

Por, ka raste kur këto probleme mund të jenë më serioze seç duken.

Nëse keni cikël menstrual të çrregullt, ose keni gjakderdhje edhe pas ikjes së periodave, duhet të bëni patjetër një ekzaminim të brendshëm me spekulum (instrument i përdorur për të bërë pap testin) ose një ekzaminim të brendshëm me gishta.

Nëse gjinekologu mendon se zverku nuk është normal, mund të dërgoheni tek një specialist për të parë nëse është shenjë e kancerit (mos u frikësoni – vetëm një në 100 gra që dërgohen për këtë arsye në fakt kanë kancer).

Nëse jeni nën 40 vjeç, mjekët duhet të bëjnë 3 teste: dy të zverkut dhe një të vaginës, duke qenë se infeksioni është shkaktari kryesor i këtyre simptomave, sidomos gjakderdhja mes periodave ose pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Nëse ekzaminimi është normal, atëherë duhet të jepen pilula të hormonit të progesteronit për dy cikle.

Nëse gjakderdhja e çrregullt vazhdon, atëherë duhet patjetër të konsultoheni me një specialist.

Shkaktarët kryesorë të gjakderdhjes së çrregullt janë polipet (masa beninje në pjesën e brendshme të mitrës që hiqen me anë të operacionit, infeksioni, çrregullimi hormonal dhe (në raste shumë të rralla) kanceri.

Më raste kërkohen edhe teste të tjera, si skaneri ultratinguj, për të parë për fibroidet dhe polipet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme