Google ADS

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

07:23 | 26 Mars 2017
Arbresh.info

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore e qendrore duke rrezikuar shira afat-shkurtër.

Orët e pasdites do të sjellin shtim të vanësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar shira të karakterit lokal. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore e verilindore. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i paqëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme