Sipas raporteve të fundit, klubi grek PAS Janina do të prish kontratën me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Andi Lila.
31-vjeçarit pritet t’i ndërpritet kontrata pas videos së publikuar dy ditë më parë ku futbollisti bënte humor dhe batuta duke ironizuar priftërinjtë, shkruan portali arbresh.info.
Bazuar në raportet nga mediat greke, skuadra e Janinës nuk ka marrë ende vendimin por gjithçka do të zbulohet pasi të kuptojnë në detaje atë që ka ndodhur në videon e publikuar.
Lila ka bërë 16 paraqitje gjatë edicionit 2016/17 te skuadra e Super Ligës së Greqisë./arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...