Siç duket Marco Verratti nuk do të largohet nga Paris Saint Germain për transferim te Barcelona sepse italiani ka bërë të qartë se është i lumtur te skuadra franceze.
Mesfushori shfaqi një performancë kualitative në ndeshjen e Italisë të premten kundër Shqipërisë, e cila u mposhtë me rezultat 2 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Verratti ka qenë duke u kërkuar javëve të fundit nga një numër i madh top klubesh në Evropë, veçanërisht nga Barcelona, por italiane ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga PSG.
“Jam i lumtur në Paris”, tha ai pas ndeshjes kundër Kombëtares Shqiptare. “Kemi një projekt madhështor dhe mendoj se do të qëndroj për të luajtur për PSG-në edhe sezonin e ardhshëm”
Verratti ka qenë një figurë kryesore e skuadrës në Liga qysh pas transferimit nga Pescara në vitin 2012./arbresh.info
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë