Shkencëtarët nga tri universitete amerikane kanë arritur të shfrytëzojnë sistemin e bartjes së lëngjeve në gjethin e spinaqit dhe të krijojnë indin funksional të zemrës së njerëzve, shkruan Independent.
Ata gjatë një hulumtimi erdhën në përfundim se bimët paraqesin formë të shkëlqyeshme për rekonstruktimin e sistemit në organizimin e njeriut, i cili bart gjak. Për të krijuar zemrën artificiale, shkencëtarët fillimisht kanë larguar qelizat nga gjethja e spinaqit dhe përmes rrjetit prej celulozës injektuan lëngjet, rruaza plastike në formë të qelizave të gjakut dhe qelizave të zemrës së njeriut, të cilat formuan indin.
Kjo teknikë një ditë mund të çojë deri te rritja e muskujve të shëndoshë të zemrës ose përmirësimit të trajtimit aktual për pacientët që kanë pësuar sulme në zemër. Rezultatet e hulumtimit do të publikohen në revistën “Biomaterials” në maj të këtij viti.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë