Kreu i PS-së dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte ditën e sotme në Vlorë, ku mori pjesë në takimin me emrin Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale.
Rama tha se qeveria e shkuar i bëri “rrush e kumbulla” paratë për shtresat në nevojë.
“Këtu në Vlorë kemi një institucion model të shërbimit social. Kushtet që trashëguam vendin ishin larg të qënit të mira për të na mundësuar më shpejt ato që ne duam të bëjmë.
Në Britani, trajtimi i shtresave në nevojë është rregulluar me ligj, në mënyrë të unifikuar në shekullin e 17. Që prej atëherë, ka ligjin për të varfrit dhe ky ligj është baza e një zhvillimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të marëdhënies mes shtetit dhe njerëzve në nevojë.
Në Shqipëri vetëm 4 vite më parë ishim 4 shekuj mbrapa krahasuar me Britaninë dhe vende të tjera të Europës.
Nuk kishim një kornizë ligjore. Personat që duhet të ndihmoheshin, nuk përfitonin dot ndihmë. Dhe po ashtu edhe persona të tjerë,që nuk duhet ta merrnin këtë ndihmë e përfitonin atë në mënyrë abuzive. Edhe ajo ndihmë që jepej, nuk shpërndahej në kohë.
Paratë që duhet t’i jepeshin njerëzve në nevojë u bënë rrushë e kumbulla për fushatë. Por në këto vite, është ndërtuar një sistem kompakt i shërbimeve sociale. Skemat sociale sot do kishin falimentuar pa reformën sociale.
Ne jo vetëm nuk do kishim mundësi për të 3-fishuar ndihmën ekonomike, por as nuk do mbanim në këmbë sistemin e pensioneve,” tha Rama.
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata