Bajrush Xhemajli emërohet nënkryetar organizativ i PDK-së

18:04 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar, Bajrush Xhemajlin, si Nënkryetar Organizativ.

Këtë njoftim e kanë dhënë pas Konventës, në të cilën kanë bërë edhe disa ndryshime në Kryesinë e kësaj partie.

Kjo është bërë e ditur nga PDK nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë treguar se kjo parti do të angazhohet për angazhimin e grave prej 40 për qindësh në institucionet e Kosovës.

“Bajrush Xhemajli, nënkryetar organizativ i PDK-së, falenderoi të gjitha strukturat nëpër degët e PDK-së, ndërsa Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike, pohoi se lidershipi i PDK-së, bashkë me kryetarët e Degëve, të angazhohet që të zbatohet vendimi i kryetarit dhe strukturave drejtuese të partisë, për rritjen e përqindjes së gruas në kuotën 40 përqind”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Por, kush është Bajrush Xhemajli?

Nënkryetari i ri Organizativ i PDK’së më herët kishte qenë anëtar i Kryesisë së PDK’së dhe Kryetar i Komunës së Ferizajt.

Mirëpo, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë kur kishte shkaktuar një aksident më 21 maj të vitit 2009 me pasojë vdekjen e të riut Labinot Rrustemi.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Xhemajli ishte dënuar me dy vite burgim, të cilat i kishte vuajtur nëpër burgjet e Kosovës.

Pas përfundimit të dënimit, ai ishte riktheyer jetës politike, në PDK.

Tash, është emëruar edhe Nënkryetar i Partisë.

Bajrush Xhemajli kishte qenë edhe i dënuar politik në kohën e Jugosllavisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme