Manchester United është paralajmëruar se ata duhet të paguajnë 60 milionë euro nëse dëshirojnë të nënshkruajnë këtë verë me anësorin e Interit, Ivan Perisic.
Jose Mourinho është parë në Zagreb mbrëmë duke qëndruar në tribuna gjatë ndeshjes së Kroacisë kundër Ukrainës në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.
54-vjeçari është parë gjithashtu duke biseduar me drejtorin sportiv të Real Madridit, Predrag Mijatovic, i cili shpenzoi një numër të madh të hollash me transferimet gjatë kohës së Mourinhos në ‘Bernabeu’.
United besohet se janë duke kërkuar për të arritur marrëveshje prej 35 milionë funta me reprezentuesin kroat, por mediat italiane raportojnë se Interi dëshiron të mbaj në skuadër yllin e tyre dhe nuk do të lejojë assesi transferimin nën 60 milionë euro.
Gjiganti në Serie A dëshiron të rikthehet në fazat evropiane dhe është i shqetësuar me atë që mund të ndodhë nëse humbin Perisicin./arbresh.info
Rama fton të rinjtë të ndjekin arsimin profesional: Ka poten...
Tronditet Messi, Inter Miami eliminohet nga ‘Play-Off’ dhe h...
Mevlani dhe Drenusha e imitojnë Rovenën
Kur ra Muri: Nata e nëntorit që ndryshoi historinë
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi rajonal në Podujevë, in...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të bashkëpunojë me Fond...