Policia në Maqedoni kërkon t’u paguhen orët shtesë të punës

15:49 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

Sindikata e Pavarur e Policisë në Maqedoni kërkon që pjesëtarëve të policisë që vijnë në Shkup për punë tashmë disa muaj për shkak të angazhimit të tyre në protesta, tu paguhen orët shtesë. Nga kjo sindikatë thonë se policët qëndrojnë nëpër kazerma me muaj, ndërsa paguhet vetëm për një orar punë.

“Llogaritjen e orëve të punës e bëjnë në këtë mënyrë: për 15 ditë që është jashtë qytetit, i llogariten vetëm 8 ose 12 orë punë. Të tjerat i llogarisin sikur të ketë qenë në shtëpi”, tha Goce Dellçve Todev, Kryetar i SPP-së.

Todev akuzon eprorët në MPB për neglizhencë në punën e tyre, ndërsa nga ministri i Brendshëm kërkon që të gjej vullnet për tejkalimin e këtyre shkeljeve që i bëhen policëve. I lutëm ministrit që urgjentisht, madje që sot të thirr seancë të jashtëzakonshme, t’i thërret të gjithë eprorët dhe kjo që për ne është absolutisht jo serioze të tejkalohet – u shpreh Goce Dellçve Todev, Kryetar i SPP-së.Nga ministria e Brendshme njoftuan shkurt se do të prononcohen gjatë javës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme