Tusk: Uniteti, mënyra e vetme për mbijetesën e Unionit

13:53 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha të shtunën, me rastin e 60-vjetorit të ekzistimit të BE-së, se uniteti i 27 vendeve është mënyra e vetme për të siguruar mbijetesën e Unionit.

Tusk në seancën solemne tha se vetëm një Evropë e bashkuar mund të jetë një Evropë sovrane në raport me pjesën tjetër të botës.

“Vetëm Evropa sovrane garanton pavarësinë e endeve të saj, garanton lirinë e qytetarëve të saj”, tha Tusk.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker tha se shënimi i 60-vjetorit të marrëveshjes themeluese të BE-së “është një moment shumë i pikëlluar” pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe. “Brexit, dalja e Britanisë është tragjedi për 27 shtetet, liderët e të cilave sot takohen në Romë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme