Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës se bëjnë debate shterpë në raport me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.
“Kam parë hendekun e thellë mes asaj çka duan qytetarët dhe asaj çfarë bëjnë politikanët në debatet shterpe në ulëset e Kuvendit, në qeveri apo studiot televizive”, ka thënë Veseli, sot, në Konventën e PDK’së, shkruan Express.
Pas këtij konstatimi, Shefi i PDK’së ka premtuar se koha e debateve shterpë po përfundon.
“Jam sot këtu, që sëbashku me ju, të zotohemi për ta mbyllur këtë hendek”, ka shtuar ai.
Aktualisht, Qeverinë e Kosovës e udhëheq Isa Mustafa i LDK’së në një koalicion me PDK’në. Partia e Veselit është në pushtetin qendror prej vitit 2007, kur Thaçi ishte bërë Kryeministër dhe kishte mbajtur këtë pozitë dy mandate.
Pavarësisht kësaj, Veseli ka thënë se politikën do ta kthejë në shërbim të qytetarëve, hallet e të cilëve, thotë t’i ketë dëgjuar në takimet që po i mbanë nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
“Jam sot këtu, për të garantuar, sëbashku me të gjithë ju, se në ditët e ardhshme, Partia Demokratike e Kosovës, partia më besimin më të madh të qytetarëve, do të marrë përgjegjësinë që politikën ta kthejmë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Veseli.
Veç kësaj, Kryetari i PDK’së ka përmendur edhe korrupsionin në administratë, duke thënë se njerëzit janë të zemëruar me këtë problem.
“Kam dëgjuar zëmrimin e njerëzve të thjeshtë me korrupsionin administrativ”, ka shtuar ai.
Në Konventën e PDK’së, Veseli e ka dhënë edhe një premtim për ‘lumturi në fytyrat e fëmijëve tanë”.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...