Policia britanike thotë se i ka liruar 6 prej 10 personave, që mbaheshin në hetime lidhur me sulmin vdekjeprurës terrorist afër.
Parlamentit të Britanisë ditën e mërkurë dhe ka njoftuar se emri i lindjes i sulmuesit ishte Adrian Russell Ajao, dhe ai ishte konvertuar në mysliman me emrin, Khalid Masood.
Aktualisht në paraburgim mbeten 4 vetë, derisa autoritetet po punojnë të zbulojnë se në ç’mënyrë Masood ishte radikalizuar para se të ndërmerrte sulm. Ai ishte vrarë nga policia gjatë sulmit.
Autoritetet thanë se Masood, i cili ka histori të dhunës, mendohet se sulmin në Westminster e ka ndërmarrë vetë, por nuk është përjashtuar mundësia që edhe persona të tjerë ishin të përfshirë.
Të 6 personat e liruar mbrëmë, dy femra dhe katër meshkuj, ishin arrestuar në qytetin Birmingem në Angli, ku jetonte sulmuesi Masood. Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kanë përgatitur akte terroriste./REL
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës