Gjetaj: Kemi kërkuar pamjet vizuale satelitore të NATO-së gjatë bombardimeve

09:49 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që tu jepen pamjet vizuale satelitore të NATO-së gjatë bombardimeve në Kosovës, në mënyrë që të shihet vendndodhja e varrezave masive të kosovarëve të vrarë gjatë luftës.

Gjetaj në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se çështja e personave të pagjetur po vazhdon të mbetet peng politik.

E, duke folur për gjetjet mortore të së enjtes në Prizren, në varrezat ortodokse, Gjetaj ka thënë se do të presin rezultatet e ADN-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme