Për shumë njerëz, mjafton që peshqiri i dushit të ndërrohet çdo një javë. Pas një dushi me ujë të nxehtë, ju e ndjeni veten të pastër dhe rrjedhimisht peshqiri do të qëndrojë i pastër për një kohë, apo jo?
Epo, pavarësisht se trupin e keni shumë të freskët pas një dushi, peshqirët mesatarisht koleksionojnë dhjetë milionë qeliza të vdekura të lëkurës, e gjithashtu edhe kërpudha apo baktere të cilat kanë mbijetuar nga dushi.
Duke marrë parasysh se peshqiri bie në kontakt edhe me gjenitalet tuaja dhe pjesën anale, baktere tjera transferohen në peshqir, dhe më peshqiri nuk është aq i pastër.
Gjithashtu, në çdo moment që e lini peshqirin të thahet, bakteret shumëzohen vazhdimisht, sepse atmosfera e lagësht nëpër tualete është e përsosur për inkurajimin e rritjes së baktereve dhe gjërave tjera të padëshirueshme.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë që mos ta përdorni të njëjtin peshqir më shumë se tri herë, ndërsa kur e bëni këtë, sigurohuni se e pastroni me ujë të nxehtë dhe me detergjent.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...