Ky është rreziku nëse depiloni zonët intime

01:11 | 25 Mars 2017
Trina Galanxhi

Depilimi i zonës intime mund të çojë deri te përhapja e viruseve, kanë paralajmëruar mjekët francezë, duke shtuar që në dekadën e fundit është shënuar rritje e rasteve të infektuara me virusin Molluscum contagiosum.

Molluscum contagiosum janë lytha virale si perlat e bardha të shkëlqyeshme që kanë bërthamë qendrore dhe majë. Zakonisht shfaqen në fytyrë dhe duar, por mund të përhapen kudo në lëkurë me kruarje ose kontakt seksual, shkruan France Press.

Mjekët francezë kanë theksuar që për shkak të këtyre viruseve gjithnjë e më shumë njerëz shkojnë te dermatologët, dhe kanë theksuar që ka numër më të madh të të infektuarve duke theksuar që disa nga pacientët kanë pasur edhe lytha gjenitale, infeksione bakteriale ose probleme me rritjen e qimeve.

“Për shkak të modës, por edhe higjienës shumica vendosin t’i rregullojnë qimet e imëta, sidomos femrat e reja dhe ky trend është gjithnjë më i popullarizuar”, kanë theksuar shkencëtarët.

Ata kanë tërhequr vërejtjen që gjatë depilimit megjithatë duhet të kihet kujdes sepse infeksionet për shkak të depilimit brazilian, por edhe depilimit me briskun e rrojës gjithnjë e më të shpeshta.

Por, largimi e qimeve publike i ka edhe anët e saj të mira, kanë konfirmuar, megjithatë, hulumtimet e vitit të kaluar në Australi, të cilët tregojnë se pjesët tuaja intime janë bërë pothuajse një lloj i rrezikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme