Kalid Masood, sulmuesi i Londrës, që vrau katër persona dhe plagosi rreth 50 të tjerë emrin e parë pas lindjes e ka pasur Adrian Russell Ajao, por historia duket të jetë shumë konfuze ende, për shkak të një varg emrash alternative dhe pseudonime të përdorura nga vetë ai.
Masood është regjistruat në gjendjen civile të rrethit Dartford të Kentit, si Adrian Russell Elms në javët pas lindjes në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1964.
Elms ishte emri i vajzërisë së nënës së tij, por dy vjet pasi ai kishte lindur, ajo u martua me një burrë me mbiemrin Ajao. Vrasësi ka ndryshuar disa emra deri sa u konvertua në mysliman dhe vendosi emrin Masood.
Nëna dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë të gjatë në Tunbridge Wells të Kentit, para se të zhvendoseshin në ëells. 52-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve dhe fqinjët e përshkruajnë si person të sjellshëm dhe tejet normal.
Një nga shokët se Khalid Masood që ndodhet në këtë foto thotë se ai ishte një nxënës jashtëzakonisht popullor, shumë i dashur dhe sportiv.
Në një intervistë për Daily Telegraph Kenton Till tha se me sulmuesin e Londrës kanë qenë shokë të ngushtë për disa vite, teksa fotoja tregon ai është bërë gjatë një turneu 24 orësh në kuadër të një projekti bamirësie.
“Adrian ishte një futbollist shumë i mirë, një nga lojtarët më të mirë në shkollë. Ishte një nga fëmijët më popullorë të shkollës, kishte shumë personalitet dhe të gjithë e pëlqenin. Ishte shumë i mirë në lëndën e Kimisë. Pasi la shkollën, ne humbën kontaktet përfundimisht. Më kujtohet kur erdhi në shtëpinë time për festën e vitit të ri, por ishte me një grup personash të dehur, arsye për të cilën familja ime iu kërkoi të largoheshin nga shtëpia. Kjo ishte hera e fundit që e pashë”, thotë ai, teksa shton se ndihet i tronditur nga ajo që Masood ka bërë.
“E kam të vështirë të besoj se një njeri si ai bëri diçka të tillë, përfundon miku i fëmijërisë se vrasësit të Londrës”, shton. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në katër. 75 Leslie Rhodes, 75 vjeç londineze është viktima e tretë që humbi jetën si pasojë e përplasjes me makinë në Westminster.
Kurse një rumune që ra nga ura në lumin Tamiz është në gjendje të stabilizuar në spital. Pesëdhjetë persona u plagosën gjatë sulmit, 31 prej tyre po marrin trajtim mjekësor, prej të cilëve dy janë në gjendje kritike për jetën.
Polica ndërkohë ka arrestuar dhjetë persona, dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë informacione për vrasësin të komunikojnë me oficerët e sigurisë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri