Hulumtuesit nga Universiteti Horthwestern kanë gjetur se ushtrimet mund të ndikojnë në parandalimin e sëmundjes së Parkinsonit.
Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim progresiv që shkakton dëmtim të lëvizshmërisë me kalimin e kohës, duke ndikuar cilësinë e jetës së një personi dhe përfundimisht çon në vdekje, transmeton portali arbresh.info.
Studimi ka gjetur se personat që janë të prekur nga kjo sëmundje dhe që ushtrojnë rregullisht ka gjasa të ngadalsojnë procesin e zhvillimit të kësaj sëmundje.
“Ne kemi gjetur se njerëzit që janë të prekur nga sëmundja e Parkinsonit dhe që rregullisht merren me ushtrime ka gjasa të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes”, ka theksuar Miriam R. Rafferty, autore e studimit.
Hulumtimi nuk ka përcaktuar se cili lloj i ushtrimeve është më i dobishëm, por kanë theksuar se 150 minuta ushtrime në jave luajnë rol të madh në shëndetin e një personi të prekur nga sëmundja e Parkinsonit./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...