Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni de Biasi edhe pse doli i humbur nga ndeshja me Italinë sërish është shprehur optimist në lidhje me ndeshjen e zhvilluar ndaj kombëtares azzure.
“Kur luan me skuadra si Italia e Spanja edhe nuk shënon gol. Ne bëmë lojën tonë dhe krijuam rastet tona, ndërsa vumë në vështirësi Italinë, e cila nuk mendoi se Shqipëria do të luante kështu, por nuk shkuam dot te goli”, u shpreh De Biasi.
“Kjo ishte gjëja më pozitive e ndeshjes së sotme. Skuadra nuk u tërhoq deri në momentin e fundit. Lojtarët e Italisë janë në gjendje shumë të mirë, ndërsa dhe lojtarët bënë të pamundurën”.
“Ne shpresuam deri në pësimin e golit të dytë, por ky është futbolli. Kemi vuajtur në një ndeshje të pranueshme edhe nga mënyra se si shkoi”.
“Nuk do të bëja një formacion tjetër”, është shprehur De Biasi i cili u shpreh se kërkonte të paktën një barazim.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...