Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, i ka tërhequr vëmendjen presidentit amerikan Donald Trump që të mos nxisë vende të tjera të BE-së të imitojnë Britaninë, me argumentin se shpërbërja e BE-së mund të bëhet shkak për luftë në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta prestigjioze “The Financial Times”
Veterani i politikës evropiane, Junckeri 62 vjeçar, paralajmëroi për këtë edhe zëvendës presidentin amerikan Mike Pence kur ky ishte në vizitë në Bruksel muajin e kaluar.
“I thashë zëvendës presidentit: Mos e thoni këtë, mos i nxisni të tjerët të lënë BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian shembet, do të keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Junckeri.
Presidenti i Komisionit Evropian ka thënë se është me rëndësi që vendeve të rajonit t’u jepet perspektiva e anëtarësimit në BE.
“Nëse i lëmë vetëm, Bosnje Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha ato vende, do të kemi luftë sërish”.
Gjatë intervistës, Juncker ka folur për marrëdhëniet transatlantike dhe ndikimin negativ të Brexitit, të cilin e quajti “tragjedi” me pasoja.
Ai tha se Trump po u shkaktonte frikë evropianëve me retorikën e tij “Amerika e para”.
“Për herë të parë në historinë e pasluftës kemi një president amerikan që lë përshtypjen se nuk është i interesuar për çështjet evropiane”, ka thënë Juncker për “Financial Times”.
Presidenti i Komisionit Evropian Juncker do të vizitojë Uashingtonin muajin që vjen, por, nga fjalët dhe toni i intervistës së tij, duket se ka pak shpresa se do ta takojë Presidentin Trump.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...