Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Herolind Shala ka thënë se skuadra ka luajtur shumë mirë gjatë ndeshjes kundër Islandës, por beson se ishim të pa fat.
“Dardanët” u mposhtën me rezultat 1 me 2 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, shkruan portali arbresh.info. Shala ishte asistues i golit të vetëm të shënuar nga Atdhe Nuhi në minutën e 52′ të ndeshjes.
“Luajtëm shumë mirë gjatë 25 minutave të parë të lojë. Pjesa e dytë ishte fantastike. Kishim raste 200 për qind për të shënuar. Ishim të pa fat”, tha Shala pas ndeshjes.
“Kosova ka lojtarë shumë të mirë, ne jemi ekip i ri. Por, duhet të jemi më shumë të përqendruar”, përfundoi 25-vjeçari./arbresh.info
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...