Ujkani: Ishim të pa fat

23:10 | 24 Mars 2017
Arbresh Info

Portieri Samir Ujkani beson se Përfaqësues së Kosovës i mungoi sërish fati në ndeshjen kundër Islandës.

“Dardanët” janë mposhtur me rezultat 1 me 2 në ndeshjen e pestë të zhvilluar në kuadër të eliminatoreve në botërorin “Ruisa 2018” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, shkruan portali arbresh.info.

“Kemi luajtur me të vërtetë fantastik. Islanda e kemi dikur se ka këtë stil të lojës. Kemi luajtur shumë mirë. Duele kemi fituar shumë kundër një ekipi që është i njohur për këtë”, tha Ujkani pas ndeshjes.

“Kemi qenë të pa fat. Duhet të vazhdojmë, nuk kemi se çfarë të bëjmë”, përfundoi kapiteni i skuadrës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme