Skuadra e trajnerit Giampiero Ventura vazhdon të mbetet e pamposhtur në ndeshjet kualifikuese në botërorin “Rusia 2018”.
Italia ka siguruar fitore me rezultat 2 me 0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e pestë të Grupit G të zhvilluar më stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 12′ të ndeshjes nga mesfushori Daniele De Rossi, i cili shënoi nga goditja nga pika e bardhë. “Azurrët” dyfishuan epërsinë pas golit me kokë nga Ciro Immobile në minutën e 71′ të ndeshjes.
Vlen të theksohet se ndeshja ishte ndërprerë për shkak të tymit të jashtëzakonshëm që ishte krijuar pas hedhjes së fishekzjarrëve nga tifozët.
Kombëtarja shqiptare tani qëndron në pozitën e katërt të Grupit G me gjashtë pikë, 7 më pak se Italia në pozitën e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Spanja si lidere e grupit./arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...