Ministri i Drejtësisë në Itali, ka kërkuar rishikimin e një çështjeje gjyqësore e cila ka ngjallur mjaft dyshime. Bëhet fjalë për një të akuzuar për përdhunim, i cili është shpallur i pafajshëm nga gjykata për një arsye absurde: gruaja nuk bërtiti mjaftueshëm.
E pra, mesa duket në Itali nuk quhet përdhunim në rast se viktima nuk kundërshton më bindshëm. Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri me dije se gruaja ka thënë vetëm ‘Mjaft’ gjatë aktit, reagim ky që sipas gjykatës, nuk ishte i mjaftueshëm.
Ngjarja ka ndodhur në krevatin e spitalit, ku të dy punonin. Autori i përdhunimit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u shpall i pafajshëm nga gjykata e Torinos, duke qenë se kolegia e tij nuk bërtiti apo të kërkonte ndihmë. Ky vendim ka revoltuar grupe të ndryshme grash, që janë ngritur në protestë ndaj vendimit absurd të gjykatës, që studion sjelljen e viktimës, e tmerruar nga ajo që po i ndodh.
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde