Shfaqen pamjet e vrasjes se ish-deputetit rus, Denis Voronenkov

22:23 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

CCTV ka arritur të kapë momentin e vrasjes së ish-deputeti rus Denis Voronenkov, i cili u vra në qendër të Kievit.

Në video shfaqet një njeri me rroba të thjeshta dhe me një kapuç, i cili ka ecur me shpejtësi drejt ish-deputetit, përderisa truproja e tij qëndronte prapa, transmeton portali arbresh.info.

Sapo ai është shfaqur përballë ish-deputetit ka qëlluar me armë.

Policia e Ukrainës ka deklaruar se ish-deputeti u qëllua dy herë në kokë, ndërsa truproja i tij mbeti i plagosur.

Sulmuesi i cili kishte marrë plagë ka vdekur në spital, ndërsa policia ka arritur ta identifikojë atë. Voronenkov, ka qenë një ish-anëtar i Partisë Komuniste ruse dhe emigroi nga Rusia në Ukrainë në tetor të vitit të kaluar. Në dhjetor të vitit të kaluar ai morri shtetësinë ukrainase, duke hequr dorë nga shtetësia e tij ruse./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=GRHuDiQZXC8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme