Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatën e katërt radhazi në kuadër të ndeshjeve eliminatore në botërorin “Rusia 2018”.
“Dardanët” janë mposhtur me rezultat 1 me 2 në takimin e pestë të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Islandës, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e trajnerit Heimir Hallgrimsson kaloi në epërsi në minutën e 25′ të ndeshjes përmes sulmuesit Bjorn Sigurdarson për të dyfishuar vetëm dhjetë minuta më vonë epërsinë nga pika e bardhë.
Autori i golit të dytë ishte mesfushori Gylfi Sigurdsson, i cili u tregua i saktë nga penalti duke shënuar për 0 me 2 në minutën e 35′. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Sidoqoftë, shpresat e të gjithë tifozëve u kthyen në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Atdhe Nuhiu ngushtoi epërsinë në 1 me 2.Sulmuesi ngushtoi rezultatin pas golit me kokë në minutën e 52′ të ndeshjes pas asistimit nga Herolind Shala.
Islanda tani qëndron në pozitën e dytë të Grupit I, ndërsa Kosova vazhdon qëndrimin në pozitën e fundit me vetëm një pikë./arbresh.info
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent