11 refugjatë sirianë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin ata u përmbys në brigjet e Turqisë, kanë deklaruar rojet bregdetare.
Trupat e refugjatëve, përfshirë edhe dy gra, janë zbuluar në brigjet e krahines perëndimore të Ajdin, trasmeton portali arbresh.info.
Sipas deklaratëve të zyrës nga roja bregdetare, bëhet e ditur se në varkë po udhëtonin rreth 20 persona.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy shtetas turkë që dyshohet se po transportonin refugjatët.
Vdekjet e refugjatëve vijnë një javë pas përvjetorit të parë të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për të ndaluar fluksin e refugjatëve që tentojnë të hyjnë në Europë./Arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...