Kosovë 0-2 Islandë, statistikat e pjesës së parë (FOTO)

21:34 | 24 Mars 2017
Arbresh Info

Pavarësisht dominimit nga posedimi i topit, Përfaqësuesja e Kosovës pësoi dy gola brenda 45 minutave të parë kundër Islandës.

Pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës që është duke u zhvilluar në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018” përfundoi me rezultat 0 me 2, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e trajnerit Heimir Hallgrimsson kaloi në epërsi në minutën e 25′ të ndeshjes përmes sulmuesit Bjorn Sigurdarson, por rezultati i dyfishua vetëm 10 minuta më vonë.

Mesfushori Gylfi Sigurdsson u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 0 me 2./arbresh.info

Kosovë 0-2 Islandë, statistikat e pjesës së parë
Kosovë 0-2 Islandë, statistikat e pjesës së parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme