Google ADS

Rexhep Selimi i uron suksese futbollistëve shqiptarë

20:45 | 24 Mars 2017
Arbresh Info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka  uruar suksese futbollistëve shqiptarë në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja shqiptare takohet në Palermo me Italinë, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës pret në Shkodër Islandën, shkruan portali arbresh.info.

“Sonte dy ekipet e futbollit të shqiptarëve do të zbresin në fushën e blertë. Kombëtarja e shqiptarëve në Itali dhe përfaqësuesja e Kosovës në Shkodër. Presim lojëra të mira dhe suksese. I urojmë shqiptarëve lojë të mira dhe fitore në Palermo dhe në Shkodër”, shkruan Selimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook./arbresh.info

17439842_10211907557545397_228438754_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme