Meksikani i cili kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht pothujase para 20 viteve, do të deportohet.
Roberto Beristain, ka qenë në paraburgim që nga data e arrestimit me 6 shkurt, ndërsa gjatë fundit të muajit ai pritet të deportohet, transmeton portali arbresh.info.
Meksikani i cili zotëron një restaurant në Granger, ka arritur në SHBA në vitin 1998.
Përkundër marteses me një amerikane, atij nuk i dhënë ‘Green Card’, për të cilën ka aplikuar që nga viti 2007.
Gjatë kohës se ish-presidentit Barack Obama, zyrja për emigracion ishte fokusuar në kthimin e përsonave me histori kriminale, por që nga ardhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, rregullat për deportimin e meksikanëve kanë ndryshuar.
Gruaja e meksikanit ka theksuar se ka votuar për Donald Trump, për arisen sepse kishte besuar që ai do të forconte sigurinë në vend.
“Nuk duam kartele droge, nuk duam drogë nëpër shkolla dhe nuk duam vrasës nëpër lagje. Kjo ka qenë arsyeja e vetme që kam votuar për Trump. Tani ai po na ndan familjen”, ka thënë Helen./Arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte