Andres Iniesta e ka përshkruar Iscon si të “jashtëzakonshëm”, ndërsa Denis Suarez ka thënë se ylli i Real Madridit do të jetë i mirëpritur në Barcelonë.
Isco ka qenë duke u kërkuar shumë për një transferim sensacional nga Madridi te Barcelona edhe pse posedon kontratë me “Los Blancos” deri në përfundim të vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është një lojtar fantastik, një talent i jashtëzakonshëm”, tha Iniesta. “Për shumë vite ai ka luajtur shumë mirë dhe tani është duke luajtur në njërin nga klubet më të mira në botë”
“Ai është një lojtar i rëndësishëm jo vetëm për skuadrën kombëtare, por edhe për klubin e tij. Ai është një lojtari i ri dhe ka edhe shumë vite përpara për tu përmirësuar”
Ndërkohë, Suarez beson se Isco do të jetë mirëseardhur te Barcelona.
“Sigurisht, do të doja që ta kem Iscon si bashkëlojtarë, të gjithë lojtarët e mirë janë të mirëpritur në skuadrën tonë”, tha ai./arbresh.info
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...