Mavraj ndihet i torturuar para ndeshjes ndaj Italisë

18:30 | 24 Mars 2017
Arbresh Info

Mungesën në super ndeshjen ndaj Italisë, mbrojtësi Mërgim Mavraj është duke e përjetuar shumë rëndë.

Kombëtarja shqiptare takohet sot (e premte) në Palermo me Italinë e Giampiero Venturas për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror, shkruan portali arbresh.info.

“Torturë për t’i ndjek çunat nga TV. Sikur të isha në Palermo”, shkruan mbrojtësi 30-vjeçar i Hamburgut në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Mavraj mungon në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin ‘Renzo Barbera’ kundër Italisë për shkak të një lëndimi në kofshë të këmbës./arbresh.info

https://www.facebook.com/m.mavraj15/photos/a.134709000033036.1073741829.134556430048293/530125820491350/

Të ngjashme