Ushqimet që ju lënë pa gjumë

18:08 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Pagjumësia është një ndër problemet e jetës moderne, e cila shkaktohet nga faktorë të shumtë si stresi, aktiviteti i tepërt mendor dhe të tjera.

Por, në fakt janë edhe ushqimet, ato të cilat ndikojnë për një gjumë të qetë dhe kualitativ.

Mendo se çka ke ngrënë apo pirë, thotë Elizabeth Somer, autore e librit The Food & Mood Cookbook. Ajo thotë se cilido nga ushqime në vijim mund të lërë trupin tuaj në një rrugë jo të lehtë për orë të tëra.

Ushqimet djegëse

Hudhër, specat dhe biberi djegës e gjithashtu edhe ushqimet tjera djegëse janë të shijshme kur hahen, por ato mund të të mbajnë të zgjuar me djegie stomaku apo mostretje.

Një darkë e madhe

Një sistem i tretjes tejet i ngarkuar merr orë të tëra për t’u qetësuar. Kur gjumi është kritik, bëje drekën ushqimin më të madh tuaj, dhe kënaqu me një darkë të lehtë jo më shumë se 500 kalori herët në mbrëmje.

Perimet e rrepta

Ha ato ushqimet e mira për ty por me gaz – fasule, lulelakra, brokoli, lakra Brukseli – në mes të ditës. Një stomak plot me gaz mund të mbaj këdo të zgjuar tërë natën.

Të ngrënit e shpejt

Pushoni dhe kënaqu me ushqim për të shmangur ajrin, një shkaktar tjetër i zakonshëm i problemeve të barkut gjatë mesnatës.

Pirja gjatë natës

Alkooli të bën të ndjehesh i fjetur në fillim por më vonë pengon gjumin dhe shpien në gjumë me zgjime të shpeshta dhe parehati. Një gotë verë gjatë drekës nuk të bën dëm, përderisa nuk e bënë një gjë të tillë dy orë para kohës së gjumit.

Kafe pas mëngjesit

Kafeina mund të mbes në trupin tuaj deri në 12 orë. Kështu që nëse shpesh je me sy hapur në shtrat kur duhesh të kesh të mbyllur, sigurohu që të jesh pa kafeinë në gjak për së paku 12 orë.

“Kafeina nuk duket të jetë miku juaj. Nëse rezultatet janë të përziera, provo të fusësh prapë një apo dy filxhan kafe apo çaj në mëngjes dhe shiko se çka ndodh,” thotë Somer.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme