Google ADS

Granit Xhaka në Bayern Munich?

17:18 | 24 Mars 2017
Arbresh Info

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është në dijeni rreth interesimit të Bayern Munichut për transferimin e tij.

Megjithatë, ylli i Arsenalit ka thënë për mediat zvicerane se nuk ka dëshirë të largohet nga skuadra në Premier Ligë, transmeton portali arbresh.info.

“Kam lexuar për atë. Por, nuk kam dëgjuar asgjë [nga Bayerni]”, tha fillimisht Xhaka. “Unë jam në një qytet të jashtëzakonshëm, në një klub të jashtëzakonshëm”

“Gjëja e vetme që Arsenalit i mungon është titulli në ligë. Besoj se kjo do të ndryshojë së shpejti”, përfundoi ylli nga Prishtina./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme