Conte e do Marchision në Chelsea

17:10 | 24 Mars 2017
Arbresh Info

Trajneri i Chelseat, Antoine Conte dëshiron të nënshkruaj me mesfushorin e Juventusit, Cluadio Marchision.

Sipas raporteve nga mediat angleze, trajneri i “Bluve” tashmë ka negociuar me reprezentuesin italian përmes telefonit rreth transferimit në ‘Stramford Bridge’ gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Por, Manchester United thuhet gjithashtu është i interesuar për të siguruar transferimin  e tij pasi ka monitoruar situatën e 31-vjeçarit.

Ndërkohë, mediat italiane pretendojnë se Marchisio do të jetë në dispozicion për tu larguar nga kampioni në Serie A këtë verë dhe Chelsea ka përgatitur 30 milionë për shërbimet e tij.

Marchisio ishte njëri nga lojtarët kryesor të Contes në Juventus dhe ka fituar tre tituj në Serie A gjatë kohës së trajnerit të Chelseat në detyrë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme