Porta e kombëtares ka një titullar dhe ai është Etrit Berisha, për këtë janë thuajse të gjithë të sigurt. Por që pas kartonit të kuq me Izraelin ka lindur diskutimi se kush duhet të jetë numri dy mes Thomas Strakoshës dhe Alban Hoxhës.
Sipas të gjitha gjasave, Strakosha është titullar sot ndaj Italisë.
Por Etrit Berisha, në një intervistë për “SuperSport” nga grumbullimi i kuqezinjve, beson se edhe Hoxha ka të njëjta mundësi falë formës që po kalon.
“Për mua ka qenë e vështirë dhe që nga momenti i skualifikimit kam kaluar një periudhë të vështirë për ta pranuar fatin e kësaj ndeshjeje. Duhet të pres këto dy ndeshje, shpresoj t’i kalojmë sa më mirë dhe të mos ndjehet mungesa ime”.
“Kam ardhur të përkrah ekipin në të gjitha mënyrat e mundshme. Do të jem në stadium dhe shpresoj të dalim sa më mirë”.
“Hoxha apo Strakosha? Janë dy portierë që kanë kualitete jashtëzakonisht të mëdha, këtë pyetje duhet t’ia bëni trajnerit. Për mua janë dy portierë të cilët pa probleme mund të luajnë në formacionin titullar. Gjëja që uroj për cilindo nga ata që do të luajë është që shpresoj të ketë ditën e tij dhe të bëjë mirë si për veten, ashtu edhe për Kombëtaren”.
“Është diçka shumë e madhe e Kombëtares që ka arritur të sjellë të gjithë tifozët nga anembanë botës. Nga hoteli ku isha, e deri këtu, pashë shqiptarë nga Shqipëria, Suedi apo Italia. Është një kënaqësi jashtëzakonisht e madhe që një ndeshje futbolli të sjellë gjithë këto shikues”.
“Besoj që trajneri e njeh mjaft mirë ekipin, si tonin ashtu edhe atë kundërshtar. Po ashtu, kemi fatin që shumë lojtarë po luajnë në Itali, që është një motivim shtesë për lojtarët tanë. Por edhe e njohin më mirë kundërshtarin”, ka thënë Berisha.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë