Në mes të natës familja Selimi ishte zgjuar nga gjumi.
Të tre fëmijët Serveta, Aisha dhe Xhenis ishin të hutuar kur kishin parë policët në banesë. Babai, Besar Selimi kishte thirrur menjëherë vullnetarët e familjes. Gabrielle Wietbruk menjëherë kishte nxituar, por ndodhi më e keqja. Policia kishte ardhur për deportimin e familjes, shkruan ‘schwarzwaelder-bote.de’.
“Unë isha e tronditur nga ky veprim. Fëmijët ishin të traumatizuar dhe nuk mund të kuptonin se çfarë po ndodh”, ka thënë Wietbruk, përcjell albinfo.ch.
Familja e dinte se do të kthehej në Kosovë. Aplikimi për azil i ishte refuzuar dhe ata kishin pranuar të kthehen në mënyrë vullnetare, megjithatë ata e pritnin datën e nisjes.
Selimët dy vjet më parë kishin ikur nga Kosova dhe kishin ardhur në Gjermani si refugjat, me shpresë për të gjetur punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Sipas Besar Selimit në Kosovë mbizotëron papunësia. Fëmijët ishin integruar mirë, ndërsa 8-vjeçari Xhenis ishte në klubin e futbollit.
Festima Selimi u deportua me fëmijët pa burrin e saj, sepse ajo është me origjinë nga Shqipëria, kurse Besar Selimi nga Kosova. Pra, ata ishin deportuar veçmas dhe do të bashkohen më vonë.
Babai nuk mund të aplikojë për 30 muajt e ardhshëm azil në Gjermani, ndërkohë që ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar këtë familje.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...