Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka se PD-ja nuk do të futet në zgjedhje që do të zhvillohen në Kavajë.
Pasi presidenti caktoi datën 7 Maji, ditën kur do të mbahen zgjedhje në Bashkinë e Kavajës pas shkarkimit të Elvis Roshit si dhe pasi PD-ja deklaroi se do t’i bojkotojë zgjedhjet, Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama thotë se kriza që ka PD-ja nuk do të bëhet krizë e Shqipërisë.
“PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë?Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, – shkruan Rama.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation