Google ADS

Thaçi: Me ndërkombëtarët dallojmë vetëm në metodologjinë e krijimit të ushtrisë

13:40 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar sot se edhe ndërkombëtarët e përkrahin krijimin e ushtrisë, porse dallime ka vetëm rreth metodologjisë së krijimit të saj.

Këto deklarata presidenti Thaçi i bëri gjatë takimit me diplomatë austriakë me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar Drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe tërë ambasadorët austriakë të vendosur në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me delegacionin austriak, presidenti Thaçi ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

“Progresi në Kosovë është rezultat edhe i mbështetjes dhe përpjekjeve të Austrisë”, ka thënë presidenti Thaçi, njofton zyra për informim e presidentit.

Ai me delegacionin austriak ka folur edhe për dialogun, duke shprehur bindjen se dialogu nuk ka alternativë.

“Kosova ka raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, drejtori për Evropë i Qeverisë së Austrisë, Alexander Schallenberg, u shpreh se “për Austrinë është i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëpunimi i shteteve të rajonit me njëri-tjetrin”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme