Google ADS

Limaj rrëfen përjetimet e tij në ditën e sulmeve të NATO-s

14:14 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj në një prononcim për Arbresh.info ka folur për përjetimet që kishte në ditën kur NATO sulmoi caqet serbe në Kosovë, 18 vite më parë.

Limaj i cili gjatë luftës ishte emëruar komandant i Brigadës 121 – “Kumanova” dhe njihej me nofkën “Çeliku” ka rrëfyer gjithë ngjarjen duke e përshkruar atë si një moment të jashtëzakonshëm.

Ai rrëfen se në ditën e sulmeve të NATO-s, bota e qytetëruar demokratike, përfundimisht, përveç angazhimit diplomatik ndaj kauzës ka pasur edhe angazhim ushtarak në mbrojtje të së drejtë së shqiptarëve të Kosovës.

“Ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme për faktin se përfundimisht bota e qytetëruar demokratike përveç angazhimit diplomatik ndaj kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës për herë të parë në historinë moderne të popujve ajo angazhohet edhe ushtarakisht në mbrojtje të kauzës çlirimtare të një populli i cili ishte pushtuar me shekuj”, tha Limaj.

I pyetur se si e sheh Kosovën 18 vite pas këtij intervenimi i cili qoi vendin në liri, Limaj shtoi se Kosova ka arritur atë që konsiderohet si arritja më e madhe për një vend.

“Kosova, është mirë ta ketë në mendje secili shqiptar, ka arrit arritjen më të madhe, të përjetëshme e të padiskutushëme që asnjeherë nuk zhbëhet e që është së ka arritur shtetësinë”, shtoi Limaj.

Ai kërkoi që të nderohen e të respektohen ata që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit.

“Nuk ka arritje ma të madhe për një komb se shtetësia dhe mendoj se gjithë duhet të ndihemi krenarë, ne të gjallët dhe t’i nderojmë dhe t’i respektojmë ata që dhanë çdo gjë për të pasur këtë shtet”, u shpreh i pari i NISMA-s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme