Vetëvendosje publikon videon e sulmit ndaj aktivistit Agron Kabashi (Video)

13:03 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Më 22 mars aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi është sulmuar fizikisht nga disa persona, menjëherë pasi ishte ndarë nga sekretari organizativ Dardan Molliqaj.

Vetëvendosje ka njoftuar se Kabashi është sulmuar me shufra hekuri. Sulmi ndaj tij kishte ndodhur menjëherë pasi ishte përshëndetur me Molliqajn, e të cilin e shoqëronte për në banesën e tij Dardan Molliqajn në lagjen Mati 1.

Sulmi ndaj Kabashit ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Rasti është cilësuar si lëndim trupor.

Ndryshe, sot Vetëvendosje ka publikuar një video kur shfaqen pamjet e rrahjes së aktivistit të tyre. Njëri nga sulmuesit niset drejt Dardan Molliqajt, të tjerët drejt aktivistit Kabashi.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154161557557000/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme