Përvjetori i veçantë për familjen Haradinaj

12:50 | 24 Mars 2017
M. A.

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, u bënë homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së në Gllogjan.

Me këtë rast, ish-komandanti i njërës nga brigadat në atë zonë dhe vëllai i dëshmorëve Haradinaj, Daut Haradinaj theksoi se ky përvjetor ka rëndësi të veçantë për familjen e tij, Dukagjinin dhe për mbarë vendin.

Ai tha se në këtë memorial prehen 85 dëshmorë nga mbarë trevat shqiptare.

Edhe Kushtrim Shala, 18 vjeçar i cili kishte ardhur ta përkujtoj rënien e babait të tij, Demë Shala, tha se ndihet krenar për sakrificën e babait të tij dhe gjithë dëshmorëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme