Google ADS

Le Pen nis vizitën në Moskë

12:16 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë në Francë Marine Le Pen ndodhet në Rusi, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë.

Në Moskë, udhëheqësja e Fronti Kombëtar udhëheqës do të takojë deputetë rusë, por nuk është e qartë nëse  do të takohet me presidentin Vladimir Putin.

Le Pen favorizon lidhjet e forta ndërmjet Francës dhe Rusisë, dhe dëshiron që BE-ja  të heqë sanksionet e vëna ndaj Moskës mbi aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

Kremlini gjithashtu duket se favorizon  zonjën Le Pen, thotë një korrespondent i BBC.

Është hera e katërt që Le Pen   viziton Rusinë që nga viti 2011, dhe kjo e fundit vjen përpara  dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale franceze më 23 prill dhe 7 maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme