Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, paraditen e së premtes kanë vizituar njërën prej xhamive në qytetin e Shkodrës.
Duket se më shumë kanë shpresë te Zoti se sa te talenti i tyre, përballë kundërshtarëve vetëmohues të Islandës.
Fotografinë e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, futbollisti Milot Rashica. Pa fjalë, vetëm me simbolin e lutjes është shoqëruar kjo fotografi.
Kosova pret që sonte ta befasojë Islandën në top formë, në ndeshjen që e zhvillojnë në stadiumin “Loro Boriqi” të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
Kjo është xhiroja e pestë e kualifikimeve, ndërsa nga katër ndeshjet e kaluara Kosova ka një barazim e tri humbje.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...