Avokati Arianit Koci në 19-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit ka thënë se trimat e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn 19 vjet më parë na e kanë kthyer dinjitetin.
Ai ka falënderuar edhe SHBA-të, UE-në, NATO-n, dhe miqtë tjerë, të cilët një vit më vonë përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës
Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:
“Trima të Kosovës,
Sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut. Na keni zbardhur fytyrën dhe na keni kthyer dinjitetin.
Jeni shkrirë për nderin e atdheut, dhe vazhdoni të sakrifikoheni.
Prandaj, e keni dhe do ta keni respektin tonë – përjetësisht!
Me këtë rast, nuk mundemi pa e shprehur falënderimin e përjetshëm për SHBA, UE, NATO-n, dhe miqtë tjerë, të cilët 1 vit më vonë, përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës – proces që e filluan Jasharajt, Haradinajt e shumë të tjerë”.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë