Big Brother/Donjeta për tjerat: Kukulla kokëboshe (FOTO)

09:51 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Donjeta nuk ka gjumë dhe në mendje i shkon një rreng për vajzat e tjera të shtëpisë.

Ajo lan dyshemenë dhe më pas del për cigare në pritje që dikush prej vajzave të tjera, që ndodhen në dhomën e rrëfimit, të dalë dhe të rrëshqasë.

Sidrita kalon tek pjesa e lagur nga Donjeta, por nuk rrëshqet. Ajo e kuptoi rrengun e saj dhe i kthehet me ironi.

“Na e paskan larë këtu, na e paskan larë”, u thotë ajo vajzave të tjera.

“O sa mirë! S’paskan pas punë tjetër domethënë?”, i mban lojën Xheni, ndërsa Armela pyet nëse e kanë larë mirë apo jo.

“Aq ka aq bën, ku di njeri të bëjë punë o gocë”, u thotë Sidrita.

Në këtë moment Donjeta ndërhyn.

“E di ti ke kemi pastruese të shtëpisë? Ti e ke profesion”, i thotë ajo Sidritës.

Tre vajzat, Sidrita, Armela dhe Xheni qëndrojnë tek kendi i kuzhinës dhe për të acaruar akoma më shumë Donjetën puthen e përqafohen me njëra-tjetrën.

Donjeta u thotë se janë “kokëboshe”.

“Jeni shumë të bukura për të qenë të vërteta. Jeni të bukura, por pa asgjë aty brenda, tamam si kukulla”, u thotë ajo.

auto_gocat1-970x4001490343552

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme