Shqipëria ka qenë vend i fshehur për botën për rreth 50 vjet, por ky vend i vogël dhe shumë i bukur tani ka zbuluar magjinë e saj. Kështu raporton Lesley Bellew për “worldofcruising.co.uk”.
Shqipëria ka qenë për rreth gjysmë shekulli (1945-1985) i izoluar për shkak të regjimit të diktatorit të Enver Hoxhës. Në vitin 1991 erdhi demokracia dhe filloi edhe turizmi.
Turistët përbëjnë gjashtë % të të ardhurave në Shqipëri, dhe vendi mirëpriti 3.4 milionë turistë në vitin 2014, përcjell albinfo.ch. Tashmë ka shumë linja dhe oferta për të vizituar Shqipërinë.
Saranda është njëra nga pasuritë më të mëdha, që ka hotele elegante, bare, restorante dhe ofron pamje magjike.
Butrinti është një qytet i lashtë, me teatrin e saj të lashtë, banjot romake dhe kullat veneciane.
Gjirokastra është një tjetër mundësi dhe ky qytet është i mbrojtur nga UNESCO. Ksamili është vetëm 15 km larg Sarandës dhe është një vend i përsosur për shëtitje, derisa plazhi është fantastik me një det të pasur si kristali.
Më pas në këtë shkrim tregohet se ku gjendet Shqipëria dhe historia e tij. Gjithashtu tregohet për pasuritë e saj, si dhe shqiponjën, që është simboli i shqiptarëve, kurse ushqimi është shumë i mirë dhe i pasur me meny vendëse.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...