Zbulohet efekti ‘magjik’, ja çfarë iu ndodh 48 orë pasi bëni seks

01:22 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

Seksi ka një efekti ‘magjik’. Nuk besoni?

E keni vënë re: ditën pasi keni kaluar një natë me partnerin jeni plot dashuri për të, jetën, njerëzit. Kolegët në punë apo në shkollë ju thonë: “Se ç’të ka rënë një nur…”

Ka një shpjegim për këtë. Quhet “Nuri pas seksit” dhe është një dukuri e njohur tashmë nga psikologët.

Studimi i fundit i publikuar në revistën “Shkenca e psikologjisë” shkruan se ky efekt i seksit zgjat rreth 48 orë, dhe është një përcaktues i lumturisë në marrëdhënie. Është shkruar edhe më parë nga ekspertët se seksi krijon më shumë afrimitet në çift.

Gjatë marrëdhënies intime, trupi çliron hormonin oksitocinë më shumë se zakonisht, çka na bën të ndihemi të lumtur me partnerin, duke e asociuar ndjesinë e pozitivitetit me këtë person.

Është me pak fjalë, ajo që ne quajmë dashuri. Por duke qenë se shumë njerëz nuk po bëjnë seks çdo ditë, studiuesit u bënë kureshtarë të dinin se sa zgjat ky efekt. Ata analizuan të dhënat e 200 çifteve të sapomartuara, duke krahasuar marrëdhënien e tyre gjashtë muajt e parë me marrëdhënien e tyre më pas, shkruan “Cosmopolitan”.

Doli siç pritej: pas gjashtë muajve martesë, aktiviteti seksual në çift kishte rënie, po kështu edhe lumturia në çift. Pra është e qartë: sa më i shpeshtë të jetë seksi, aq më të lumtur jeni me partnerin. Përpiquni ta bëni çdo 48 orë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme